Franca ka shënuar një ditë tragjike pasi 1 mijë e 438 pacientë ndërruan jetë vetëm në 24 orët e fundit prej COVID-19.

Tashmë numri total i viktimave në Francë ka shkuar në 17 mijë teksa dita e sotme shënoi një pothuajse dyfishim të shifrave.

Lajmi i mirë është se ka rënë numri i pacientëve në spitale me COVID-19 sot teksa tashmë Franca dhe SHBA janë dy vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në ditë ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar.

15 prilli ishte dita më e keqe që ka kaluar Franca që kur ka filluar përhapja e COVID-19 me më shumë viktima teksa Presidenti Macron ka lajmëruar se deri më 11 maj nuk ndyshon ”Lock- Down”-i