Fotoja e saj ka qenë në faqet e para të të gjithë mediave të botës, dhe është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, por ajo ia ka dalë më në fund.

Elena, infermierja italiane që përloti botën ka arritur të shërohet nga koronavirusi.Ajo ia ka dalë të shërohet 17 ditë pasi është diagnostikuar me koronavirus.“Jam shumë mirë, falë Zotit nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja për mediat italiane.

Në lidhje me shërimin e saj ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Luigi di Mario i cili shkruan:“Fotoja e Elenës, është një shkrepje nga jeta reale, është impenjim dhe sakrificë dhe ka prekur zemrat e të gjithëve. Është një foto që portretizon dashurinë për jetën dhe përpjekja për ta mbrojtur atë. Në një foto shfaqet i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Faleminderit, faleminderit atyre që nuk heqin dorë kurrë”./