Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, në një lidhje direkte me “Skype” për emisionin “Jo vetëm modë”, ka treguar se vuan nga Hipokondria, një çrregullim ku një person ka frikë të pabazuar se vuan nga sëmundje të ndryshme.

Persona të tillë mendojnë se çdo sëmundje që lexojnë e kanë në vetë trupin e tyre.Rozana ka treguar se e ka përjetuar diçka të tillë gjatë gjithë jetës.“Hipokondria quhet, është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e mjekësisë të vitit të dytë fakultet. Të cilët lexojnë shumë dhe ata mendojnë që çdo gjë që ata lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup.

Unë këtë e përjetoj gjatë gjithë jetës sime, vazhdoj të mbetem në vit të dytë ne fakultet dhe kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithë jetën. Quhet hipokondri dhe po jam hipokondrite”, tha këngëtarja.

Gjatë periudhës së Koronavirusit ajo tregon se frikërat e saj janë shtuar akoma më shumë.Megjithatë tregon se është treguar e kujdesshme por e shqetësojnë njerëzit që nuk ruajnë distancat.“Janë shumuar frikërat e mia, janë bërë në katror, por megjithatë këto dy ditë që dola, me thënë të drejtën jo se nuk kam qenë e kujdesshme. Më shqetësojnë njerëzit që nuk janë të kujdesshëm, që nuk i ruajnë distancat.

Dhe mendoj nëse nuk do të isha një njeri pa simptoma, por do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat për vetë faktin, se do doja një botë të pastër, pa epidemi, një botë sociale”, u shpreh ajo.