Ka një shprehje “lapidare”, që thotë: Një foto vlen sa një mijë fjalë! Kjo gjë materializohet më së miri në rastin konkret, në postimin e radhës së Cristiano Ronaldos nga karantina. Sikurse dihet, ylli portugez është duke i kaluar këto ditë të vështira pandemie globale në Madeiran e tij, ku ka lindur, në vilën buzë detit, bashkë me fëmijët dhe partneren, Georgina.
Atje ndihet më i mbrojtur nga “Coronavirus”, edhe pse i mungon shumë futbolli, kompeticioni, adrenalina e kësaj loje, që e ka bërë superstar. Nuk e ka lënë stërvitjen për asnjë ditë, qoftë në mjediset përreth vilës private dhe në palestrën brenda saj, por edhe në stadiumin e Nacional, të klubit të vendlindjes, ku hodhi hapat e parë në futboll. Në pritje të qetësimit të situatës në Itali dhe kthimit te Juventusi, për të nisur stërvitjen e plotë me grupin, CR7 po i shijon ditët e bollshme pranë familjes, si kurrë më parë.

Herë pas here, ai hedh foto në rrjetet sociale, duke fiksuar momente nga e përditshmja. Këtë gjë ka bërë edhe sot rreth mesditës, ku vetë duket në rolin e klloçkës, që i fut zogjtë nën flatra për t’i mbrojtur. Ai ka postuar për ndjekësit e panumërt foton nga krevati, bashkë me fëmijët dhe Georgina, shoqëruar me statusin: Mënyra më e mirë për ta filluar ditën! Në foto mungon Ronaldo Jr., që me siguri ka qenë pas aparatit të celularit, si fotograf…

The best way to start the day ?❤️

Gepostet von Cristiano Ronaldo am Samstag, 18. April 2020