Ndërsa prezantoi paketën e dytë ekonomike për situatën e shkaktuar nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama tha se sa i takon turizmit, fasoneritë, të cilat janë goditur nga kriza, do të ketë një instrument shtesë.

Rama njoftoi se për këto biznese do të jepet një garanci sovrane nga shteti prej 150 milionë dollarësh.

“Do të jepet një garanci sovrane nga shteti prej 150 milionë dollarësh, por me ndarje risku mes qeverisë dhe bankës. Nuk e bënim dot dje, por e bëjmë sot, ne kemi vendosur që qeveria të marrë përsipër koston e interesit për kreditë.

Ndërsa njoftoi se do të shtyhet pagimi i taksave, po ashtu edhe për biznesin e vogël, Call Center-at dhe zinxhirin e turizmit.

“Po ashtu të gjitha sipërmarrjet, përjashto sistemin bankar, telekomunikacionin, kompanitë publike dhe ato të zinxhirit të furnizimit esencial, pagesat e kësteve të tatim-fitimit, do t’i bëjnë pas datës 30 Shtator, ndërsa për turizmin, fasoneritë, Call Center dhe bizneset e vogla, pagesat do të shtyhen përtej 31 Dhjetorit. Natyrisht shlyerja e pagesave do të bëhet në mënyrë proporcionale. Kjo paketë do të miratohet në 42 orët në vijim dhe shumat do të jepen nga data 20 Prill”.