Të gjitha shenjat e zodiakut kanë nevojë për dashuri të pakushtëzuar. u duhet një qen. Pse? Për shkak se të gjithë kanë nevojë për dikë që i do pa kushte, që të jetë gjithmonë i lumtur të të shoh dhe të të “nxjerrë” për një shëtitje. Macet janë të shkëlqyera, por nuk ka asgjë si dashuria dhe besnikëria e pakushtëzuar e një qeni. Dua të them, sa video keni parë nëpër internet që ju bëjnë të ndjeheni waaww dhe pastaj ju bindni veten se me të vërtetë keni nevojë për një qen?

Videot e qenushëve janë të pafundme por ju thjesht nuk dini të zgjidhni se cili prej tyre iu përshtatet më së miri! Qeni i përsosur për çdo shenjë të horoskopit varet nga tiparet unike të personalitetit, të përcaktuara nga raca e qenve dhe astrologjia. Cili lloj i qenit është përputhja juaj e përsosur?

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Mbreti Havalier Charles Spaniel- Kjo race është një shoqëruese e vërtetë dhe nuk i pëlqen të mbetet vetëm për periudha të gjata kohore. Ata i duan ambientet e jashtme dhe janë shumë të lumtur që janë me njerëz dhe qen të tjerë. Dashi është plot energji dhe është atletik, kështu që takoni mikun tuaj të ri më të mirë.

Demi (20 Prill – 20 maj): Bulldog- Çdo qen që është i mirë për skateboarding është argëtues. Shenja e Demit ka nevojë për një shoqërues që do tia ngrejë humorin kur të jenë përtokë dhe askush të mos ndodhet aty për të.

Binjakët (21 maj – 20 qershor): Jack Russell Terrier- Këta qen janë të ndritshëm, të zgjuar dhe atletikë, gjë që mund të thuhet gjithashtu për Binjakët. Binjakët janë në gjendje të zgjidhin probleme komplekse me zgjidhje të thjeshta, dhe dashuria për një qen të mirë mund të zgjidhë çdo çështje.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik): Dachshund- Raca e qenve Dachshund është dashuri dhe besnikëri e pastër. Dhe ata janë aq shkurtabiq sa janë thjesht të adhurueshëm kur ecin përreth. Kur jeta bëhet e ashpër për Gaforren, kush më mirë do tia “shërojë plagët” dhe ta bëjë të ndjehet mirë.

Luani (23 korrik – 22 gusht): Dalmat- Luanit i pëlqen të jetë qendra e vëmendjes. Kush më mirë do ta tërheqë vëmendjen e njrëzve për ta se sa një Dalmat. Kombinimi i një Dalmat dhe një Luanit do të ishte i vështirë për t’u mposhtur.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator): Corgi- Corgi janë të lezetshëm, kompakt dhe të zgjuar. Dhe bishtat e tyre në formë zemre na bëjnë të dobët. Virgjëreshës shpesh janë të bukura, inteligjente dhe simpatike, kështu që të dy janë një “çift” perfekt.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor): Labrador- Labradors janë një nga qenët më të njohur për shkak të natyrës së tyre të dashur dhe aftësisë për të qenë me qen, fëmijë dhe njerëz të tjerë. Ata janë përshtatja e përsosur absolute për Peshoret , të cilët janë gjithashtu shumë socialë dhe urrejnë konfliktin dhe konfrontimin.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor): Akita- Akitat nuk njihen vetëm për bukurinë e tyre – ata njihen gjithashtu si qenët roje të familjes mbretërore. Ata janë një përshtatje e shkëlqyeshme për Akrepin, të cilët janë pasionantë dhe mbrojtës të ashpër.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor): Pastor gjerman- Pastorët gjermanë vdesin të futen në makinë dhe të bëjnë xhiro. Kjo racë qensh dihet se është e guximshme dhe kurioze, por gjithashtu tepër inteligjente. Ata janë një përshtatje e mirë për Shigjetarin, të cilët janë shpirtra të lirë, duan të udhëtojnë dhe të shijojnë duke përjetuar sa më shumë të jetë e mundur.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar): Saint Bernard- Po, Beethoven ishte një qen “shkatërrues”, por personaliteti i Saint Bernard është miqësor, i qetë dhe tolerant. Ndërsa Bricjapi mund të dalë si një punëtor që është i mbyllur për emocione, ngjashmëritë midis Bricjapit dhe kësaj race janë se ata janë jashtëzakonisht të besueshëm dhe dinë të punojnë.

Ujori (20 janar – 18 shkurt): Portuguese Water Dog- Portuguese Water Dog janë mjaft të mira për familjen Obama, dhe ata kanë një personalitet të guximshëm, impulsiv dhe të zgjuar. Ashtu si Ujori, kjo racë është e pavarur dhe duhet të qëndrojë e okupuar, ose përndryshe ato do të jenë shkatërruese.

Peshqit (19 shkurt – 20 Mars): Mutt or Rescue Dog- Këto qen janë të përsosur për Peshqit! Një qen shpëtimi nuk është një racë, domosdoshmërisht, por sigurisht që meriton të gjithë dashurinë në botë. Dhe është një kombinim perfekt për Peshqit, i cili i do të gjitha krijesat dhe ka një zemër të madhe. LEXO.AL/