Komunikimet me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre janë kthyer në një detyrë të përditshme të kryeministrit Rama, ku herë nga zyra e herë nga shtëpia, sqaron të gjitha gjërat si dhe paralajmëron lehtësimet e reja që do të vijnë gjatë ditëve në vazhdim.

Ajo që ra në sy gjatë komunikimit për mediat ditën e sotme ishte një detaj shumë origjinal, vendosja e inicialeve të tij në xhaketën e zezë. Inicialet “ER” të qëndisura tek xhaketa dhe bluza të ndryshme në zyrë, ku në cep vihet re edhe një varëse rrobash e mbushur përplot me kollare dhe bluza.

Rama gjithmonë ka ditur të bjerë në sy në lidhje me pamjen e tij dhe sigurisht që këto detaje nuk mund t’i shpëtonin as syrit të medias