Ilir Meta është shfaqur sot në kopshtin e vilës së tij në gjirin e Lalëzit duke korrur barin.Lidhur me këtë ka reaguar gazeta e Nikollë Lesit i cili thotë se ky është një mesazh i koduar, teksa ditët e fundit kreu i shtetit është akuzuar për tradhëti nga simpatizantët e Partisë Demokratike për “mjaltin” me kryeministrin.

Në mesazhin e përcjellë, duket se Lesi “thumbon” kritikët e Metës të cilëve u thotë se presidenti ka ardhur koha t’i kosisë.

“Videoja e kreut të shtetit, i veshur sportiv dhe duke punuar, brenda pak minutave është parë nga mijëra qytetarë duke u kthyer në virale. Por veç mesazhit të një Presidenti ndryshe, kositja e barit duket se ka dhe një simbolikë tjetër.

Në pranverë pastrohen kopshtet nga barërat e këqija, për t’u dhënë mundësi bimëve të dobishme që të rriten. Duket se heqja e barërave të këqija nga Presidenti lidhet dhe me situatën në vend, kur “barërat” dhe “bimët” e dëmshme janë më shumicë dhe kanë nevojë për “kositje” të rëndë”, shkruan Koha Jonë.