Nga Artur Ajazi

Përgjatë ditëve të karantinës, si shkak i coronavirusit, kam dëgjuar ish-mandatdjegësit e Partisë Demokratike, të merresh jo vetëm me “shitje leksionesh” mbi krizat, epidemitë, ndihmat, financat dhe biznesin, por edhe “se si do të vijë ndryshimi pas krizës virusale”.

E ka shprehur këtë “shpresë” Grida, Ervini, Enkeledi, madje edhe Lulzimi dhe Doktori. E ndërsa qeveria po merret me punët dhe problemet e ditës, rritjen e besimit dhe pajisjen e spitaleve me pajisjet modern të kësaj situate, e ndërsa kryeministri Rama është duke ndjekur në çdo minutë ecurinë e karantinimit të populates dhe sukseseve të ekipeve mjeksore, gridaervinët dhe enkeledëtlulzimët, luten me sytë nga Kryeministria, duke pritur “ndryshimin”.

Madje Grida si përfaqësuesja më dinjitoze e grave të ish-opozitës, ka shprehur besimin se “pasi qeveria të fitojë edhe këtë betejë, pushteti na takon ne”. Hajde thuaj pastaj se opozitaristët nuk punojnë dhe nuk mendojnë. Ata e kanë rradaken ke pushteti o popull, u ka mbetur sahati tek viti 2005, dhe nuk shkulen prej andej.

Nuk e dinë akoma se, ky vend prej 2013, qeveriset nga Edi Rama dhe Partia Socialiste, nuk e dinë akoma se ky vend dhe ky popull, në rast se nuk do të kishte këtë qeverisje dhe këtë kryeministër, edhe sot e kësaj dite Shqipëria do të ishte krejt informale. Por gridaervinët, dhe enkeledëlulzimët, nuk dëgjojnë nga ai vesh.

Të ikësh nga pushteti sepse qeverise për faqen e zezë, të ikësh nga pushteti me mbi 1 milion vota, madje edhe nga militantët e tu, sepse qeverise duke zhvatur me katër duar paratë e shqiptarëve, dhe pastaj të mbash shpresën se “pasi Rama ta fitojë edhe betejën me coronavirusin, pushtetin na takon ne”, do të thotë se je më shumë se qesharak dhe mediokërr.

Ata që mbajnë shpresën e madhe sa deti se, Edi Rama do të largohet nga pushteti kur të dojë gradaervini apo enkeledilulzimi, janë më e pakta trashanikë, por milionerë ama.

Një grup mandatdjegurish, që sillen vërdallë vilave të tyre luksoze, japin intervista dhe lexojnë deklarata shtypi, dhe që kërkojnë “ndryshimin e madh pas fitores mbi krizën”, padyshim ja vlen ti përçmosh mbi gjithçka kanë dhe janë. Shqipëria dhe shqiptarët ishin vërtetë me fat, që në periudhën e dy krizave më të rrezikshme për fatet e tyre, kishin në qeverisje një kryeministër si Edi Rama.

Njeriun më të besueshëm në opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, që sprovën e madhe e kaloi pas përballimit me sukses të tërmetit të tmerrshëm të 26 Nëntorit 2019, si dhe frenimit të një krize po aq të rrezikshme njerëzore dhe ekonomike, siç është coronavirusi.

Grida, edhe sikur “ndryshimi” që ti kërkon të vijë qysh nesër, të jesh e bindur se Lulzimi , nuk do të japë ty asnjë post, veç largimit poshtërues edhe nga partia e tij.