Fotoja e të talentuarit Florion Goga ka bërë xhiron e botës duke e kthyer Shqipërinë në lajm në kuadër të masave të marra ndaj Covid 19.Prestigjozet si Washington Post dhe New York Times kanë hapur gazetat me foton e tij. Është kjo foto shkrepur mëngjesin e djeshëm në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Fotografi ka fiksuar momentin kur moderatorja Enxhi Nasufi, po kalonte tunelin e dezinfektimit. “Blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg, në Tiranë, pasi autoritetet kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”,thuhet në përshkrimin e fotos.