Në Korenë e Jugut, mjekët po përpiqen të zgjidhin një mister: pse 163 persona që janë shëruar nga koronavirusi janë testuar sërish pozitivisht.

E njëjta gjë është regjistruar në Kinë, ku disa pacientë me koronavirus janë testuar pozitiv pasi janë shëruar, megjithëse nuk ka shifra zyrtare.

Kjo shtron pyetjen: A mund të riinfektohesh me koronavirus?

Në Korenë e Jugut nga 7,829 persona që janë rikuperuar nga koronavirusi atje, 2.1% janë ritestuar pozitivisht. Nuk është e qartë se sa nga njerëzit që janë rikuperuar janë testuar përsëri.

Por pacientët që po dëshmojnë se janë pozitivë janë akoma një shqetësim në të gjithë botën, përfshirë edhe në vende si Koreja e Jugut, ku autoritetet duket se kanë vën shpërthimin nën kontroll.

Gjetja e mbetjeve që lë virusi?

Tani për tani, shpjegimi më i mundshëm se pse njerëzit po ritestohen pozitivisht është se testi mund të marr mbetjet që mund të ket lën pas virusi.

“Ky është një shpjegim i mundshëm dhe shumë i mundshëm.”

E njëjta teori u parashtrua nga një prej ekspertëve kryesorë të frymëmarrjes në Kinë, Zhong Nanshan. Në një konferencë për shtyp në fillim të kësaj jave, ai tha se një person i rikuperuar mund të testojë pozitiv sepse fragmente të sëmundjes mbetën në trupin e tyre.

“Unë nuk jam shumë i shqetësuar për këtë çështje,” shtoi ai.

Cilat janë disa nga shpjegimet tjera?

Ekzistojnë teori të tjera pse pacientët mund të jenë testuar pozitivisht: mund të ketë një gabim në testim, ose virusi mund të ishte riaktivizuar.

Nëse ka një gabim në testim, pacientët mund të marrin negativë të rremë ose pozitiv false.

Rezultatet në ndryshim mund të jenë frustruese për pacientët. Jin Kim, i cili është shtruar në spital në qytetin e Koresë së Jugut Daejeon, testoi pozitiv për koronavirus në 25 Mars – këtë javë ai testoi negativ, por një ditë më vonë ai testoi përsëri pozitiv. 25-vjeçari do ti duhet të bëjë të paktën dy teste të tjera, pasi i duhen dy teste të njëpasnjëshme negative për tu shpallur i rikuperuar.

Pasi të dalë nga spitali, qeveria i rekomandon që ai të izolohet edhe për dy javë tjera.

A mundet që një person që është ritestuar pozitivisht të infektojë të tjerët?

Kwon thotë se nuk ka asnjë provë deri më tani që një person që është ritestuar pozitivisht të jetë infektiv, duke shtuar: “Për momentin, ne mendojmë se nuk ekziston rreziku i transmetimit të mëtejshëm sekondar”.

Pasi pacientët me koronavirus deklarohen të rikuperuar, rekomandohen dy javë të tjera në izolim. Në një artikull të botuar në revistën mjekësore BMJ këtë javë, Sung-Il Cho, profesor i epidemiologjisë, gjithashtu këshilloi që pacientët e shëruar të mbeten të izoluar ose në karantinë për një kohë dy javore për t’u siguruar që nuk kanë më virus. / bota.al