Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kështu që nuk kanë vonuar polemikat pas deklaratës së fortë të presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Ky I fundit bëri të ditur një ditë më parë se kampionati italian do të mbyllë sezonin, por duket e pamundur që ndeshjet të luhen në veri, që është edhe zona më e goditur nga përhapja e Covid-19.

Por, kjo ide ka njeblm të madh, pasi klubet më të mëdhenj të Serie A si Juventus, Milan e Inter ndodhen në veri. Sipas mediave italiane, ata e kanë kundërshtuar këtë ide, që kërkon shpenzime ekstra nëse do të jetë të detyruar të spostojnë skuadrat në qytete në qendër apo në jug të Italisë.