Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fjalët e novelistit irlandez, George Moore për t’i uruar “mirëmëngjes” miqve të rij virtual. Jo rastësisht kjo shprehje, por vjen në një kohë kur të gjithëve iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet dhe kthehet në shtëpi për ta gjetur”, shkruhet në postimin e Ramës, i cili citon nobelistin George Moore. Çdo e keqe e ka një të mirë, dhe nëse do e shohim në një prizëm më pozitiv koronavirusi, ai shërbeu si një formë shumë e mirë për të kaluar më shumë kohë me familjen.