Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se shpresat për zhdukjen e virusit u shtuan sot sepse ekspertët e njohur britanikë deklaruan se testimet për vaksinën tek 500 vullnetarët në Britani do nisin javën tjetër.
BRITANI E MADHE- Në mbarë botën po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, ndërsa nga ana tjetër shumë të tjerë mendojnë se vaksina nuk mund të krijohet as brenda një viti.

Ndërkohë kujtojmë se para disa ditësh një grup ekspertësh italianë dhe britanikë kanë nisur krijimin e një vaksine që mendohet se do të jetë gati në shtator.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se shpresat për zhdukjen e virusit u shtuan sot sepse ekspertët e njohur britanikë deklaruan se testimet për vaksinën tek 500 vullnetarët në Britani do nisin javën tjetër.

Sipas Shkecëtarëve të Universitetit të Oksfordit u tha se ata kanë bindjen se mund të sigurojnë miliona doza të vaksinës për përdorimin e saj në vjeshtë.Ndërkohë që testimet paraprake te kafshët e ndryshme kanë prodhuar rezultate premtuese, por hapi i rradhës është testimi te njerëzit. Ky grup në italo-britanik në Oksford është një mes qindra ekipeve të tjerë në garën për të prodhuar një vaksinë.

Mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 126,758 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja. SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,064 persona dhe rezultojnë të infektuar 614,246 të tjerë. 21,067 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,255 viktima dhe 174,060 qytetarë janë prekur nga COVID-19. Burimi: Dailymail