Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zbuloi një plan të shumëpritur për heqjen graduale të masave kufizuese të vendosura muajin e kaluar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një fjalim televiziv që erdhi 37 ditë pasi qeveria vendosi një bllokim në të gjithë vendin për të frenuar pandeminë, Mitsotakis falënderoi grekët që respektuan kufizimet, duke theksuar se vendi ishte bërë “një shembull” për të gjithë botën. Megjithatë, tha ai, distancimi shoqëror dhe përdorimi i maskave duhet të bëhën pjesë e jetës tonë të përditshme pasi nuk mund të ketë kthim në realitetin që kemi pasur para koronavirusit.

“Ky nuk është epilogu i vuajtjes sonë, por vazhdimi”, tha Mitsotakis.

E gjithb struktura shtetërore, përfshirë shërbimin shëndetësor, është e përgatitur për fazën tjetër, tha ai, duke shtuar se temperaturat e larta do të ndihmojnë në frenimin e pandemisë. Një panel ekspertësh do të rishikojë planin çdo 24 orë.

Faza e parë e planit do të fillojë në 4 maj kur disa dyqane me pakicë, përfshirë librari dhe sallone flokësh, do të rihapen.

Gjithashtu nga 4 maji, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të dërgojnë një SMS ose të mbajnë një dokument që tregon se kanë leje për të dalë nga shtëpia por ata nuk do të lejohen të levizin në qytete të tjera.

Kafenetë dhe restorantet do të rihapen nga 1 qershori por në ambjente të hapura ndërsa qendrat tregtare dhe hotelet do të rihapen gjatë vitit.

Nga 4 maj, kishat do të rihapen për lutje individuale, por me kufizime në numrin e adhuruesve që lejohen brenda kishës, ndërsa shërbimet do të lejohen të rifillojnë nga 17 maj”.

Ndërsa për shkollat, ato do të rihapen gradualisht, duke filluar nga 11 maj me studentë të shkollave të mesme dhe të larta.

Më shumë detaje rreth planit të qeverisë u paraqitën nga zv / ministri në Kryeministri, Akis Skertsos njoftoi se është i nevojshëm krijimi i një mekanizmi të përhershëm monitorimi dhe vëzhgimi, për të luftuar pandeminë, regjistruar rastet dhe matur indeksin e rrezikut me ndihmën e aplikacioneve teknologjike.

Kjo do të lejojë zbatimin e shpejtë të masave, në varësi të nivelit të rrezikut, tha ai.