Askush nuk mund t’i mohojë cilësitë e Neymar Junior, por 28 vjeçari, sipas Zicos, është larg Messit dhe Ronaldos sa i përket profesionalizmitNeymar ka nevojë për profesionalizmin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për të arritur potencialin e tij, thotë legjenda e Brazilit, Zico.

Ylli i Paris Saint-Germain Neymar ka shënuar 69 gola në 80 paraqitje në të gjitha garat që prej transferimit në Parc des Princes ku u transferua për shumën rekord, 222 milionë euro në Gusht të vitit 2017.Ai ka fituar çdo titull të mundshëm në Francë, por lëndimet e shpeshta ia kanë pamundësuar që ta ndihmojë PSG-së për të korrur sukses në Champions League.