Pas 16 ditësh të lindjes së fëmijës, Angela nga Uashingtoni më në fund u përqafua me vajzën e saj, Ava. Angela lindi vajzën e saj të dytë ndërsa ishte në gjendje kome pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Mjekët vendosën të nxisin lindjen e fëmijës, pavarësisht se gruaja ishte vetëm në javën e 34 të shtatzënisë. E porsalindura përqafoi vajzën e saj dy javë pas lindjes dhe pasi rezultoi negativ në dy testet e fundit.