Nga Mero Baze/ Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Mbledhja e Këshillit të Sigurimit ka kaluar shumë mirë dhe se ai është dakordësuar me Presidentin Meta dhe kryetarin e PD Lulzim Basha, për hapat që duhen ndërmarrë drejt lirimit të masave të karantinës.

Në fakt duket lajm i mirë, por në këtë shoqëri, është lajm i gabuar.

Edi Rama duhet tia kursente publikut këtë lajm, pasi thjesht do ta rëndoj më shumë klimën politike me akuza qysh nesër në mëngjes dhe do ti prish punë vetes.

I pari do jetë Sali Berisha i cili në të tilla raste refuzon ta pyes Lulzim Bashën përse është folur dhe fillon me thirrjet “luftë”, “revolucion”, “vdekje”, “përmbysje”, derisa dikush ta qetësojë, e ti thotë që nuk është e vërtet që Rama me Bashën kanë kaluar mirë. Përkundrazi janë përleshur, por ngaqë ishn onlinë nuk janë rrahur fizikisht.

Po ashtu dhe Ilir Meta od vihet në siklet me Petrit Vasilin, pasi ky i fundit do ankohet, se vet e lëshon të “shqyej” Ramën çdo ditë, kurse po vet kalon mirë me Edi Ramën në mbledhje.

Kësisoj të nesërmen vetëm nga lajmi I Edi Ramës se mbledhja kaloi mirë do filloj të bëhet gjithçka keq.

Arsyeja është se politikanët tanë nuk e ndërtojnë dot politikën publike mbi bashkëpunimin, por mbi armiqësinë deri në vdekje ndonjëherë. Nuk di pse u është mbushur mendja që kundërshtari duhet vrarë që të quhesh fitues. Dhe këtë e kanë për sytë e publikut se kur takohen me njëri tjetrin, ashtu siç thotë Edi Rama është.

E gjithë kjo më kujton natën e 4 Marsit 1997 kur dy tre gazetarë morën inciativën të organizonim një takim të fshehtë mes opozitës së atëherëshme dhe Sali Berishës që ishte ngujuar në Presidencë, takim që çoi tek Marrëveshja e 9 Marsit. Gjithë sikelti im kur u bë lista e opozitës, ishte Neritan Ceka, I cili duhej të ishte patjetër, pasi ishte njeriu më aktiv i opozitës. Neritan Ceka është një nga figurat më të komplikuara të poltikës shqiptare. Ai është një erudit I vërtet, intelektual I kompletuar dhe një njeri që mund ta nderoj vendin në çdo vend të botës si intelktual. Ai po ashtu është politikani më shpërthyes dhe I pamenaxhueshëm që ka njohur ky vend, e fal kësaj cilësie sbëri dot kurrë para në politikë.

Ndërsa I futëm në presidencë nga dera e pasme po prisja në Rogner bashkë me Nazarkon të dilte Preç Zogaj.

Rreth orës 9 të darkës pasi dolën andej Preçi erdhi i gëzuar.

-Hë, si shkoi,- i thashë?

-Lere u bë gjë e madhe,- tha. Shumë mirë.

-Po Neritani?

-Ai për pak e prishi mbledhjen tha me humor. Në fillim e filloi Saliu.

I tha:-Po ku je mo Neritan se u ndamë…Dhe diçka kish thënë për fajet e tij në këtë pikë.

-Jo, kemi dhe ne fajet tona, ja kish pritur Neritani.

Dhe pas dy batutash ishin gati të ziheshin duke marrë secili përgjegjësinë për të qenë ai fajtor.

Askush nuk e besonte këtë në opinionin pubik . As unë, sikur të mos ma tregonte njeriu që sa kish dal nga ajo zyrë.

Dhe nuk e kisha shumë gabim. Pas dy ditësh Nertiani ishte zjarr kundër marrëveshjes që sapo kishte arritur vet në fshehtësi.

Ndaj këto lajmet e mira për bashkëpunimin politik në Shqipëri nuk duhen bërë publike, se këta politikanët tanë i “ha me sy” ndonjë plak dhe nuk durojnë gjatë.