Koronavirusi është mjaft i rrezikshëm edhe për moshat e reja dhe këtë e rrëfen një i ri në Britaninë e Madhe.Një 25-vjeçar i infektuar me koronavirus ka rrëfyer historinë e tij sesa lehtë e kishte marrë në fillim sëmundjen.Calum Wishart në Britaninë e Madhe, tha për mediat e huaja se fillimisht kishte mbajtur një qëndrim krejtësisht të gabuar duke nënvlerësuar virusin.Por më pas ai kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen, kollë të fortë e për këtë arsye u shtrua na spital.

“Mendoja se ngaqë isha i ri sëmundja nuk do të ndikonte tek unë, se do të ishte njëlloj si gripi. Por kisha një qëndrim plotësisht të gabuar. Kam nënvlerësuar ndikimin e vërtetë të virusit. Njerëzit duhet të dëgjojnë, ata duhet ta marrin seriozisht këtë,”-ka thënë 25-vjeçari.

Ai rrëfeu se të qëndruarit në shtëpi i izoluar është shumë herë më mirë sesa të shtrohesh në spital.Nëpërmjet rrëfimit të historisë së tij, 25-vjeçari kërkon të ndërgjegjësojë të tjerët dhe i bën thirrje qeverisë britanike që të forcojë masat.