Bashkëshortja e presidentit të SHBA-së Donald Trump, Melania festoi dje më 26 prill ditëlindjen e saj të 50. Me anë të një postimi në Tëitter, Presidenti i SHBA-ve, i uroi ditëlindjen bashkëshortes së tij, Melina Trump.

“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e Shkëlqyer!”, shkroi Shefi i Shtëpisë së Bardhë. Melania dhe Trump janw takuar për herë të parë në New York në vitin 1998.

Ata u fejuan në vitin 2004 dhe një vit më vonë u martuan. Nga kjo martesë çifti ka dhe një djalë 14 vjeçar, Barron William.