Kur të gjithë rrinë në shtëpi për shkak të COVID-19, furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje me energji elektrike është jetik.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), njofton se, në Shqipëri, me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia, po vazhdon të punojë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për ta përmirësuar këtë shërbim.

“Mirënjohje për punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona”, thuhet në njoftimin e USAID.

USAID po mbështet Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për zhvendosjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pikave të reja të matjes së energjisë elektrike.

Investimi në këtë rrjet garanton shërbim me cilësor dhe më të sigurt për të gjithë klientët.