Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë ndihma në Shqipëri, për të luftuar koronavirusin.Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se SHBA ka sjellë mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore, që poluftojnë në vijën e parë me armikun e padukshëm.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COV ID19?? Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-TiranaJemi #bashkë në këtë lu ftë ?#COV ID19?????”, shkruan Manastirliu.