Tiranë, 6 Prill: “Kemi porositur 30 mijë teste të reja”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkte në Neës 24 u shpreh se janë porositur 30 mijë teste të tjera.”Kemi porositur 30 mije teste te reja, qe në bashkëpnim me OBSH janë në procedim e sipër, bashkë me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë, do te porosisim dhe të tjera”, tha Manastirliu.

Manastirliu i është përgjigjur pyetjes së gazetares për rritjet e numrit të testimeve sipas thirrjes së Partisë Demokratike që sipas saj i referohet OBSH-së.

“Nese nuk do të kishim teste nuk do të bënim teste çdo dite dhe nuk do zbulonim vatra çdo ditë. Fakti që stoku i testeve, tamponëve rritet është tregues që ne nuk kemi probleme. Strategjia e testimit vendoset nga ekspertet. Ne ë përgjigjemi atyre. Gjurmimet epidemiologjike po bëhen sipas standardeve”, deklaroi Manastirliu.