Tiranë, 6 prill- “Prof. Dhimitër Kraja është në gjendje të mirë shëndetësore”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte në News 24 u shpreh se ka komunikuar me prof. Dhimitër Kraja, dhe sipas Ministres e ka garantuar që do të rikthehet përsëri në betejë.

“Gjatë një bisede në telefon me dr. Lulin ai më pohoi se do të rikthehet sërisht për të dhënë ndihmën e tij në ketë betejë. Një luftëtar i paepur”, tha Manastirliu.