Qeveria shqiptare ka vendosur të lejojë bizneset e vogla që këtë vit të paguajnë më vonë këstet tremujore të tatimit të thjeshtuar të fitimit, i cili parapaguhet në bazë të të dhënave fiskale të vitit të mëparshëm.

Përmes një akti normativ të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë në internet, sanksionohet që këto pagesa për tremujorin e parë dhe të dytë të bëhen brenda datës 20 Tetor 2020 ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt, brenda datës 20 dhjetor 2020.

Ndryshimi pritet të ketë impakt të ulët në gjendjen ekonomike të biznesit të vogël për shkak se tatimi i thjeshtuar i fitimit për këtë biznes është bërë një taksë e parëndësishme. Gjatë vitit 2019, të 95 mijë bizneset e vogla paguan bashkërisht rreth 400 milionë lekë për këtë tatim, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.