Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak ka vlerësuar rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon dhe faktorin stabilizues që ajo luan në Ballkanin Perëndimor, por dhe dialogun Kosovë-Serbi. Lajcak përmes një twitter shprehet se ka falenderuar kryeministrin Rama për mbështetjen konstruktive për vazhdimësinë e dialogut që BE drejton në rajon.

“Falenderova Kryeministrin Edi Ramën për mbështetjen e vazhdueshme dhe konstruktive të Shqipërisë në lidhje me dialogun e drejtuar nga BE në rajon. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në forcimin e besimit midis lojtarëve në rajon. Vetëm një proces i koordinuar do të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, shkruan Lajcak.