Si ministër i qeverisë së Kosovës mjeku Arben Vitia po përpiqet të ndalë përhapjen e koronavirusit në Kosovë, shkruan “Tageszeitung”. Kjo, sipas gazetës, nuk është punë e lehtë në një vend të varfër, në të cilin si pasojë e luf tës gjendja e sistemit shëndetësor është e keqe.Vitia madje po përpiqet që t’i tejkalojë edhe konfliktet etnike mes serbëve dhe shqiptarëve gjatë pandemisë. Në të vërtetë, shkruan “Tageszeitung”, qeveria e kryeministrit Albin Kurti është shkarkuar para disa ditësh pas ikjes së LDK-së nga koalicioni, por Vitia mund të vazhdojë punën ai anëtar i kabinetit të shkarkuar.

Gazeta thekson se që në fillim Vitia ka urdhëruar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe kjo për banorët e Prishtinës është pothuaj traumatike sepse mund të lëvizin në qytet vetëm 90 minuta. Çka e shquan ministrin e Shëndetësisë është “politika transparente e informimit”. “Njerëzit nuk janë mësuar kështu, sepse qeveritë e kaluara konfliktet i kanë mbajtur të pazgjidhura duke i fshehur.Duke e ditur gjendjen e sistemit shëndetësor qeveria dëshiron të veprojë me vendosmëri, por në mënyrë transparente”, shkruan Tageszeitung.