“E ardhmja varet nga veprimet e së tashmes”.

Me këto fjalë të Gandhit, Kryeministri Edi Rama përcolli një tjetër mesazh inkurajues sot përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social.