Një 32-vjeçar nga Hasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga. Sipas njoftimit të policisë së Krujës gjatë kontrollit të bërë ndaj 32-vjeçarit ka rezultuar se nuk kishte autorizim për të lëvizur dhe pas kundërshtimit të forcave blu është bërë dhe arrestimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.