Kreshnik Kaliqi është infermier në Spitalin e Elbasanit. Edhe pse sapo ka përfunduar turnin e natës, ai ka ardhur në shtëpi për të gatuar drekën, në një ditë kur bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kishin ditën e daljes në shëtitje.Edhe pse në front të parë të luftës kundër Covid 19, Kreshniku është po ashtu i angazhuar me familjen.Gatuan Shpesh?Kreshniku” Jo por sot kishin ditën për të dalë gruaja me fëmijët.

Kreshnik kush është pjesa më e vështirë e ditës tënde në këtë situatë.Kreshniku: Kthehem nga puna dhe nuk përqafoj dot fëmijët.Heronjtë mbeten heronj kudo që shkojnë, nga një natë e gjatë pranë pacientëve, në një ditë të mbushur plot dashuri dhe angazhim në familje.