Nga Ilir Beqaj/

U bënë plot 6 javë nga regjistrimi i rastit të parë zyrtar të një pacienti të prkur nga sëmundja COVID 19.

Në 15 ditët e fundit vihet re një frenim i përhapjes së sëmundjes gjë që lidhet me efektet pozitive të shtrëngesave të vendosura, por edhe të efektivitetit të punës gjurmuese në terren për të zbuluar në fazë sa më të hershme rastet e dyshuara apo kontaktet.

Nga 5542 testime të kryera, 4873 (88 %) janë kryer për zbulimin e rasteve të reja, ndrësa pjesa tjetër për ritestime dhe përcaktim të gjendjes i shëruar.

Këto 4873 testime kanë patur një normë pozitiviteti 11,5 % që mbetet një normë e pranueshme edhe sipas rekomandimeve të OBSH-së.

Midis 4873 testimeve, 2642 (54 %), më shumë se gjysma janë kryer në persona pa simptoma. Kjo tregon për një punë të lavdërueshme të epidemiologëve të terrenit. Tek personat pa simptoma, shkalla e pozitivitetit të testimit është 8 %.

Ndërkohë në 15 ditët e fundit:

janë kryer 3144 testime apo 57 % e testime të kryera gjithsej

janë zbuluar 229 raste të reja apo 41 % e rasteve të zbuluar gjithsej

kanë ndodhur 8 fatalitete apo 30 % e të gjithë fataliteteve

Në 15 ditë e fundit, rastet e reja janë shtuar me 69 %. Siç ilustrohet edhe grafikisht distancimi fizik dhe kufizimi i lëvizjeve ka patur efekt më të mirë në grupmoshat mbi 65 vjeç, ndërsa duhet punuar shumë më tepër në grupmoshën 5 – 14 vjeç.