Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë. Astrologjia shpesh duket se na përcakton si karakter dhe ekspertët mendojnë se ajo vendos edhe mënyrën sesi ju puthni. Të gjitha shenjat kanë cilësitë e tyre sesi puthin, por më poshtë janë renditur tre vendet e para që kryesojnë: Akrepi, Demi dhe Dashi.

Dashi

Një Dash di si t’i shijojë momentet intime në çift. Si shenjë zjarri, njerëzit që i përkasin kësaj shenje, duan të guxojnë për të arritur kënaqësi në jetën e tyre seksuale. Sipas ekspertëve, renditen si një ndër shenjat që puthin më mirë.

Demi

Si shenjë e tokës, njihen si më sensualët. Ata janë të mirë në shtrat dhe duan t’i shijojnë gjërat sa më shumë. Një Dem nuk bën asgjë nëse nuk e ndjen vërtetë.

Akrepi

Njihet si shenja më pasionante e horoskopit. Jeta sek**ale ka shumë rëndësi për ta. Mesa duket edhe puthin më mirë nga shenjat e tjera. Detajet kanë rëndësi për ta, kur bëhet fjalë për jetën seksuale. Natyra e tyre përshtatet mirë me dikë që di si të ndezë pasionin me anë të puthjes.