Këngëtarja Rozana Radi është nervozuar shumë nga disa persona që nuk respektojnë aspak rregullat e izolimit, por dalin edhe kot nga shtëpua. Rozana bën apel, që këto njerëz të zenë mend dhe të kujdesen për shëndetin e tyre dhe atë të familjarëve, duke përmendur edhe mjekët që punojnë 24 orë në 24.

“Apel. Për të gjithë “injorantët” që dalin kot nga shtëpia. Nëse doni të dilni jashtë e të bëni si ju thotë kokrra e grurit që keni në vend të trurit dhe nuk ju plas fare për shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj, të pakten bëni durim për ata mjekë që punojnë 24 orë në 24. E përsëris 24 orë në 24!”- shkruan Rozana Radi në Insta Story.