Një prej çiftet më të famshme në Turqi i ka dhënë fund historisë së dashurisë në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi.Këngëtari Kutsi dhe partnerja e tij Feyza Çipa janë ndarë pas 7 vitesh. Vetë aktorja bëri një postim në rrjete sociale ku u shpreh se nuk dëshiron që të përmenden më emrat e njëri-tjetrit.“Po, mbaroi! Unë dhe Kutsi u ndamë. Nuk dua që emrat tanë të përmenden më në të njëjtën fjali”, shkroi Feyza.

Ndonëse nuk dha detaje për arsyen që i çoi në ndarje, mediat turke thonë se nuk arritën të duronin dot njëri-tjetrin gjatë izolimit dhe përjetuan shumë zënka.Kutsi është i njohur edhe si aktor, prandaj publiku shqiptar e njeh për rolin e tij në serialin “Emri im është ëngjëll”.