Lajmet e një kalimi të mundshëm të Lionel Mesit tek Interi ose te skuadra e tij e parë, Newell’s Old Boys në Argjentinë kanë qarkullur prej disa ditësh në mediat sportive.

Duke shfrytëzuar edhe periudhën e karantinës ku bota e futbollit ka ndaluar, këto lajme nuk mund të verfikoheshin në kohë dhe madje u bënë tema diskutimi duke i bërë tifozët të ëndërrojnë.

Dje këtyre iu shtua edhe një tjetër lajm në lidhje me Mesin ku thuhej se ai kishte paguar lirimin nga burgu të Ronaldinjos në Paraguaj.

Ylli argjentinas ka vendosur t’i përgjigjet vetë sot këtyre supozimeve. Nëpërmjet një story në Instagram ai thotë se të gjitha këto lajme janë “fake news”.