Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka fituar plotësisht betejën me koronavirusin. Ai do të kthehet në detyrë ditën e hënë, pas dy javëve ndërprerje për shkak se u infektua nha koronavirusi. Johnson u shtrua në spital më 5 prill, ku qëndroi për një javë, përfshirë këtu edhe 3 netë në terapi intensive.

Jonson, ashtu si kurse të gjithë të infektuarit e tjerë, pati temperaturë të larte dhe kollë që nuk i largohej prej disa ditësh. Mjeku i tij personal vendosi për shtrimin në spital, gjë që ai e kishte refuzuar, duke zgjedhur që të vetëkarantinohej në shtëpi, po gjendja e tij u përkeqësua. Ai doli nga spitali pas një jave, ku ndoqi punën nga shtëpia, e ndërsa sot zyra e shtypit ka njoftuar rikthimin e tij në zyrë. Në një video-mesazh publik në “Twitter”, nga shtëpia e tij, kryeministri britanik shprehu falënderimet më të thella për të gjithë personelin mjekësor, që i shpëtoi jetën dhe që po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të betejës me virusin e frikshëm. “Është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur borxhin tim ndaj mjekëve, që më shpëtuan jetën. Së bashku do ta kapërcejmë këtë sfidë, pasi kemi kapërcyer aq shumë sfida në të kaluarën”, shkroi Johnson.

Edhe bashkëshortja e kryeministrit, shtatzëne u infektua nga koronavirusi, dhe u vetëkarantinua, por ndryshe nga Jonson pati simptoma të lehta.