Pas pasojave të rënda nga koronavirusi, Itali ka vendosur të ashpërsoj më tepër masat.Komisioneri i Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç ka njoftuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se Mbrojtja Civile në Itali ka aktivizuar programin europian të vëzhgimit satelitor, “Copernicus”, për të shënjuar strukturat e përkujdesjes shëndetësore dhe pikat e grumbullimit të qytetarëve të cilët thyejnë karantinën. Në këtë mënyrë do të monitorohet territori dhe aktivitetet e ndryshme në hapësirat publike gjatë emergjencës COVID-19.

Mesa duket vendimi vendimi ka ardhur kryesisht nga numri i lartë i atyre që kanë shkelur rregullat e karantinës. Vetëm gjatë fundjavës, në Itali janë gjobitur më shumë se 20 mijë persona nga forcat e rendit, të cilët nuk respektuan masat e qeverisë. Gjithashtu, autoritetet kanë kontrolluar dhe bizneset ku janë sanksionuar 115 administratorë, ndërsa 24 kompani janë urdhëruar që të mbyllin aktivitetin.