Giacomo Vrioni do të transferohej në orët e fundit të merkatos së janarit te Juventusi.Sigurisht që duke iu bashkuar fillimisht grupmoshës U-23 të kësaj skuadre, me dëshirën e madhe që të ketë mundësitë dhe hapësirat e tij në ekipin e parë.

Së fundmi është “Tuttomercatoweb” që shkruan për këtë sulmues, duke u shprehur e sigurt se do të bëjë mirë me fanellën e Juventusit.Gjithashtu thuhet se kjo ndërprerje e futbollit për shkakun e Koronavirusit nuk i ka shkuar në favor Vrionit, që nuk mund të lërë gjurmën e tij që në fillim.Megjithatë, sezoni i ardhshëm është i gjithi në dizpozicion dhe e ka në dorë shansin për të tërhequr vëmendjen edhe të skuadrës së parë.