Një mjek urolog në Belgjikë, ka rrëfyer përvojën e tij “të jashtëzakonshme”, pasi i mbijetoi koronavirusit dhe daljes nga kujdesi intensiv pas tre javësh në gjendje kome.

“Po shihja fundin tim,” tha Antoine Sassine nga dhoma e tij në spitalin Delta Chirec në Bruksel, ku edhe punonte.

“Mendova se do të vdisja dhe nuk do të zgjohesha kurrë,”-ka treguar ai më tej, citon noa.al, reportazhin e “The New York Times”.

Antoine dhe ekipi i tij spitalit, u diagnostikuan të gjithë me koronavirus, por ai u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv kur simptomat u përkeqësuan për 58-vjeçarin.

Sassine rrëfen se gjatë gjendjes në koma, ai ka parë vizionin e të atit.

“Pashë babanë tim, i cili vdiq katër vjet më parë. Fola me të”, – tha mjeku belg.

Gëzimi im më i madh ishte kur u zgjova dhe pashë miqtë e mi”, tregon ai më tej.

Ai tregon se pret me padurim të përqafojë familjen e tij, të cilën nuk e ka parë që kur është diagnostikuar me COVID-19.