Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur aktivitetin e katër bizneseve fason. Pas një inspektimi konkret ne terren tek këto biznese, inspektoret e ISHSH kanë konstatuar shkelje të protokollit fillestar të distancimit mes punëtoreve prej 1.5 metra. Ndërkohë që protokolli i ri i vendosur nga qeveria shqiptare e ka rritur këtë distancim me 2 metra.

Në kushtet kur asnjë nga bizneset e prodhimit të veshjeve nuk kishte marre masa për distancim, u ndërmor vendimi për mbylljen e aktivitetit të tyre deri në plotësimin e kushteve.

Afati qe i’u është lënë është 24 orë dhe në mungese të përmbushjes së tyre, ISHSH do të ndërmarrë masa të rënda administrative. Me mbylljen e katër bizneseve fason ne Gjirokastër, kanë ngelur pa pune afro 500-600 punonjës.