Dashi

Sipas horoskopit të Brankos, këtë të premte mund të gjendeni përballë çështjeve që lidhen me një shitje: yjet janë në anën tuaj. Nga 27 Prilli, Mërkuri do t’ju bashkohet për të rritur aftësinë e biznesit tuaj.

Demi

Me hyrjen e Hënës në shenjën tuaj ju keni një ngarkesë të këndshme të energjisë shtesë. Këtë të premte, sipas horoskopit të Brankos, ndjenjat do të favorizohen. Disa të lindur në shenjën e Demit, madje mund të ndjejnë rrahje zemre për dikë.

Binjakët

Gradualisht po rifitoni një harmoni të brendshme që e kishit humbur në të kaluarën. Horoskopi i Brankos ju këshillon të përfitoni nga dita e nesërme për t’u shkëputur prej orarit tuaj të përditshëm dhe t’i kushtoni kohë veprimtarisë shpirtërore.

Gaforrja

Humori juaj është përmirësuar shumë në krahasim me ditët e para të javës. Shëroheni ngadalë dhe horoskopi i Brankos tregon për këtë të premte, një ditë shumë pozitive nga pikëpamja e marrëdhënieve. Shfrytëzojeni rastin të telefononi një mik të vjetër ose të bëni takime të reja në internet.

Luani

Këtë të premte, sipas horoskopit të Brankos, do të mbroheni nga ndikimi dashamirës i Mërkurit. Planeti i inteligjencës do të bëjë gjithçka për t’ju larguar nga telashet, por duhet të përpiqeni, në orët e ardhshme, të mos futeni në çështje të ndërlikuara ligjore.

Virgjëresha

Ju keni një horoskop shumë me fat që paralajmëron mundësi të reja në horizont. Astrologu i njohur Branko flet për propozime pune që mund të përfshijnë një udhëtim ose transferim të mundshëm.

Peshorja

Pas një fillimi mjaft të lodhshëm të javës, një e premte më premtuese nga pikëpamja e punës është duke ju pritur. Sipas horoskopit të Brankos, nesër mund të gjeni një propozim interesant pune në duart tuaja. Yjet janë në anën tuaj.

Akrepi

Java juaj ka qenë e mbushur me ulje dhe me ngritje: momente më produktive janë alternuar ato shumë stresuese. Fatkeqësisht nesër nuk do të jetë më mirë dhe horoskopi i Brankos parashikon një migrenë të mundshme për shumë të lindur në shenjën e Akrepit. Merrni kohë për të gjetur formën tuaj fizike.

Shigjetari

Më në fund po rifitoni grintën tuaj. Pavarësisht periudhës së ndërlikuar, mundësitë e reja të punës do të hapen për ju. Horoskopi Brankos i së premtes parashikon një mundësi të artë për të bërë një goditje në karrierë.

Bricjapi

Pas një fillimi mjaft të rëndë të javës, këtë të premte mund të shijoni një ditë të këndshme në emër të çiftit. Sipas horoskopit të Brankos, të premten disa Bricjapë do të jenë të babëzitur për dashuri!

Ujori

Java juaj shkon mes ulje-ngritjeve, midis stresit të punës dhe debateve familjare. Horoskopi i Brankos për nesër parashikon mundësinë për ta gjetur veten protagonist të një polemike. Ju nuk keni pse të shqetësoheni, sepse do të gjeni aftësi të shkëlqyera të ndërmjetësimit.

Peshqit

Sugjerimi i astrologut Branko për nesër është të tregoni më shumë moderim. Reagoni më shumë me mendje dhe përpiquni të bëni kujdes, veçanërisht nëse duhet të sqaroheni me partnerin tuaj. / meb.al