Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” një video informuese për masat e reja që do aplikohen prej ditës së hënë. Leje-dalja me makinë tanimë mund të merret në E-Albanaia lehtësisht.Rama u bën thirrje të interesuarve që u nevojitet makina për punë të ndjekin videon e mëposhtëme.

Leje-dalja me automjet përmes e-albania i jep fund e-maileve dhe pritjeve të deritashme për përgjigje. Ju lutem atyre që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimit. Lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e-albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara këtë javë për punë, qoftë protokollin sanitar të sigurisë. E përsëris, sistemi po testohet që deri nesër të jetë plotësisht funksional, prandaj mos u mërzisni nëse do të hasni ndonjë vonesë në aprovim, sepse pjesëmarrja juaj në testim ndihmon në kolaudimin e sistemit. Lexoni po ashtu me vëmendje pasojat ligjore e penale për shkelësit e kufizimeve të posaçme anti-covid të qarkullimit në këmbë apo me automjet”, shkruan Rama.