Mjekët janë më të rrezikuar nga infektimi me koronavirus teksa qëndrojnë në vijën e parë të frontit për t’u kujdesur për të prekurit me COVID-19.

Disa prej tyre qëndrojnë në spitale për tu shërbyer pacientëve të infektuar, ndërsa të tjerë shkojnë në shtëpitë e të dyshuarve të prekur për t’i bërë testin.

Në një video të siguruar nga Gazeta Panorama, tregohet një ditë pune e mjekëve që shkojnë për të marrë tamponët e të dyshuarve me Covid-19 në Tiranë.

Doktori Rexhep Muja, shoqëruar nga dy laborantet Ira Tahulla dhe Manjola Zaka treguan rrugëtimin e tyre.

Puna e tyre nis në spital ku përgatiten duke marrë testet dhe duke u pajisur me mjetet mbrojtëse. Më pas udhëtojnë drejt të qytetarëve që kanë shfaqur shenja të koronavirusit.