Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali (ISS) ka bërë një analizë të vdekshmërisë në Apenine bazuar në 1.500 regjistrime mjekësore të jetëve të humbura nga koronavirus, që është vetëm një pjesë e 16,000 vdekjeve në Itali, por mostra mund të konsiderohet shkencërisht përfaqësuese.

Analizat e paraqitura nga kreu i institutit Silvio Brusaferro treguan se pacientët vdesin dy deri në pesë javë pas infeksionit, se ata janë kryesisht njerëz mbi 70 vjeç, se mosha mesatare e të tyre është 80 vjeç, e që virusi prek më shumë burra.

Analizat treguan gjithashtu se njerëzit që vuanin nga sëmundje të tjera ishin më të rrezikuar nga vdekshmëria: 63 përqind e vdekjeve kishin më shumë se tre patologji.

Brusaferro tërhoqi vëmendjen për faktin se vdekja ndodh dy deri në pesë javë pas infektimit, që do të thotë se ekziston një kurs relativisht i gjatë i sëmundjes dhe se, siç e sheh ai, është gjithashtu një nga arsyet pse vazhdon të regjistrohet një numër të madh i vdekjeve në Itali.

Analiza e bërë konfirmon se personat mbi 70 vjeç janë ata që kanë vuajtur më shumë.

Hetimet janë nisur në një numër të qyteteve italiane për nivele të larta vdekshmërie në shtëpi pleqsh.

Vetëm në rajonin e Ligurias, në 230 shtëpi pleqsh, kanë vdekur 800 njerëz, shumica e banorëve të tyre, por edhe të stafit që i shërben ato.

Gjetjet e para tregojnë se shkaqet e një vdekshmërie kaq të lartë ishin “pakujdesia, sipërfaqësia dhe dështimet në menaxhimin e ambienteve të kujdesit shëndetësor në të cilat të moshuarit vdiqën masivisht për shkak të përhapjes së virusit”.

“Ne kemi një arsye të përgjithshme për një optimizëm të butë; numrat po zvogëlohen për shkak të masave rigoroze, por ende nuk mund të qetësohemi”, tha Brusaferro.