Kosova ka hyrë në javën e gjashtë të pandemisë COVID-19. Deri më tani janë regjistruar 480 raste me coronavirus, ku 12 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.Por infektologu, Valbon Krasniqi po shprehet optimist sa i përket kësaj pandemie.Në një intervistë për KP Krasniqi ka thënë se vendi ynë tashmë gjendet në kulmin e kësaj pandemie dhe se fundi i prillit do të shënojë edhe rënien e numrit të të prekurve me këtë virus.Madje ai thotë se në fillim të muajt maji mund të ketë lehtësim të masave dhe rifillim të kthimit në normalitet.

“Ne jemi klinicistë dhe kemi përcjell me vëmendje situatën nëpër shumicën e shteteve. Ajo çka unë e kam parë që shumica e shteteve kanë arritur kulminacionin apo pikun nga java e 4 deri në javën e 8 pas fillimit te epidemisë. Ne tash jemi në javën e 6 dhe personalisht mendoj se ne jemi në pikë, jemi në kulminacion. Mirëpo numri i vogël i testimeve që po aplikohen në Kosovë mbase nuk lejon dokumentimin e kësaj situate”