Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera përgëzoi sot qeverinë shqiptare si qeveria e katërt që miraton propozimin lidhur me “korsitë e gjelbërta”.

“Përgëzojmë qeverinë shqiptare si qeveria e katërt që miraton propozimin lidhur me “korsitë e gjelbërta”. Tashmë është një masë e konsiderueshme vendesh që do të zbatojnë këtë propozim. Presim që Serbia dhe Kosova t’i bashkohen këtij propozimi së shpejti”, deklaron ajo.

Në një deklaratë të datës 26 mars, Calavera u shpreh se “hapja e ‘korsive të gjelbra’ në kufij nuk duhet të presë”. “Medikamentet dhe ushqimet duhet të lëvizin brenda Ballkanit Perëndimor si dhe midis BE dhe rajonit, u shpreh më herët ajo.