Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, në një lidhje direkte në Top Channel deklaroi se OBSH nuk ka në proces asnjë testim mbi vaksinat anti-COVID.

“Oganizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka asnjë lloj nisme në lidhje me vaksinë ndaj COVID-19, as edhe një lloj nisme.

Këto nisma janë ndërmarrë nga universitete, apo Qendra Shëndetësore dhe kompani të ndryshme të botës dhe ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë. Nuk kemi asnjë lidhje me këtë.

Pra ne nuk kemi asnjë lidhje me përdorimin e vaksinave të cilat janë akoma në fazë të përgatitjes”, u shpreh Bino.

Sa i përket hapjes së shkollave Bino u shpreh se jemi ende larg një vendimi të tillë.