“Hetimi epidemiologjik në Shkodër ka funksionuar më së miri dhe këtë e tregon fakti se 60% e rasteve të Shkodrës janë asimptomatike”.Në një intervistë për TV Klan, Silva Bino, Shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, ka deklaruar se në Shkodër është kryer një numër i madh testimesh dhe ky numër po rritet duke hedhur poshtë akuzat e ish-deputetit të PD, Bardh Spahia. Ky i fundit edhe pse mjek me profesion, del në terren vetëm kur bëhet fjalë për të djegur shkollat, si rasti i “Shenaze Jukës” vitin e kaluar gjatë protestës së PD.

“Në Shkodër është kryer një numër shumë i madh testimesh dhe ky numër po rritet. Të gjitha këto kanë ardhur si rezultat i një hetimi të zgjeruar epidemiologjik. Po hetohen familjet, të gjitha kontaktet, jo vetëm të brezit të parë por edhe të dytë dhe të tretë. 60 % e rasteve që janë hetuar në Shkodër janë asimptomatikë, çka tregon që janë zbuluar falë hetimit epidemiologjik”, tha Bino.

Duke komentuar situatën e deritanishme, Bino tha: “Ne besojmë që kurba do të vijojë të jetë e shështë sepse edhe ecuria e deritanishme e kësaj epidemie nga të dhënat që kemi nga terreni tregon se situate është nën kontroll”.