“Bella Ciao”, kënga e rezistencës, lirisë dhe simbolit të luftës partizane kundër fashizmit, është shndërruar në tingullin e një beteje të re, asaj me një armik të padukshëm, por jo më pak të egër, Covid-19.

Shtatë artistë nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë, e përfaqësuar nga Irma Libohova kanë risjellë në një version origjinal “himnin” e paqes dhe solidaritetit.

Artistit italian Tommaso Primo iu bashkuan Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, braziliani Dewis Caldes, Georgios Strimpakos nga Greqia, Irma Libohova nga Shqipëria dhe Laye Ba nga Senegali.

Vite të tëra histori e frymëzim- vargjet e “Bella Ciao” do të përqafoheshin nga projekte kinematografike, show, konkurse këndimi dhe protesta masive.