Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka bërë të ditur se nesër do të nisë shembja e tre shkollave: dy në Shijak dhe një në Maminas. Këto shkolla janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe nga ekspertët janë përcaktuar për tu ndërtuar nga e para. Elton Arbana thekson se ky është një premtim i mbajtur i Kryeministrit.

Ai shprehet se shkollat janë jo vetëm ambientet ku fëmijët tanë kalojnë një pjesë të ditës, por mbi të gjitha vendi ku ata formojnë një pjesë të personalitetit, ku socializohen, ku përgatiten për të qenë qytetarë të denjë të së ardhmes, ku stimulohen drejt talenteve dhe potencialit që ka çdokush.

Shkollat, kopshtet, çerdhet janë shumë të rëndësishme, sepse aty shkojnë fëmijët tanë, për këtë Qeveria shqiptare investon për shkollat e dëmtuara nga tërmeti. Nisim nga shkollat fazën e Rindërtimit, për SHIJAKUN krejtësisht të ri që do të ketë: Tre shkolla të reja, kopsht, çerdhe, parqe publike, bibliotekë, 30 pallate të reja dhe 800 banesa të rindërtuara” – përfundon deklaratën e tij Arbana, duke thënë se ku ka vullnet, ka zgjidhje.